Rama: 17 hektar tokë nuk janë shumë, “Sunny Hill” i duhet Prishtinës

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 16:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në emër të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, propozimin për dhënien në shfrytëzim të parcelës së Komunës së Prishtinës “Suny Hill”-it, e bëri Doruntinë Maloku.

Përparim Rama, ka përmendur benefitet që i ka shteti i Kosovës nga “Suny Hill”.

“Ky festival bie artist të njohur botëror në Prishtinë. Ka krijuar mundësi për një numër të madh të turistëve që vin specifikash për festival  Suni Hill ka sjell 8-9 milion euro të hyra”.

“Sunny Hill mundet me shkua në Tiran në Shkodër ku t’ka qejf nëse nuk e negociojmë. Gjithë ajo hapësirë janë për festivale dhe mundësi të ndryshme të kryeqytetit. Nëse angazhohet për veprimtari të tjera, ka me pas aty hotele, ka edhe mbyllje që nëse në mënyrë kohorë nuk aktivizohet Sunny Hill toka i kthehet Prishtinës. Kjo është bërë për mos me shkua Sunny Hill diku tjetër, por për me ju kthye Prishtinës. 17 hektarë nuk janë shumë nëse keni vizion për ngritje sepse i gjithë kryeqyteti shndërrohet në kryeqytet të festivalit. Ka zhvillime të tjera që na sjellin punësim, artiste me renome botërore në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Të ngjashme