Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Ohri ku po merr pjesë së bashku me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Prespës ka folur për minishengenin dhe anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në fillim të fjalimit të tij, kryeministri Rama tha se “vendet e Ballkanit janë të vogla dhe pa fuqi nëse janë të ndara, mirëpo mund të them se janë të mëdha dhe plot fuqi nëse bashkëpunojnë.”
“Të bashkuar mund të themi se jemi të mëdhenj. Përse duhet të presim BE, që të kemi treg të lirë ndër rajonal, pse duhet të presim BE që tu mundsojmë qytetarëve lëvizje të lirë me letërnjoftim. Nënkuptohet se kemi konflikte që kërkojnë zgjidhje. Ajo që mban të lidhura Kosovën e Sërbinë nuk duhet të mbajë peng shtetet e tjera”, ka thënë Edi Rama.
Ai u shpreh shumë i çartë mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit duke thënë se “nuk ka nevojë të presim për Evropën që ne të forcojmë lidhjet tona.”
“Ne mund të krijojmë treg të lirë pa pritjen e BE-së. Qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftim nëpër Ballkan, duke mos pasur nevojë të presim për BE”, tha ai.
Ai tha se e di që vendet kanë konflikte aktive, mirëpo kjo nuk duhet të ndalë bashkëpunimet midis vendeve tjera, pasi siç tha ai “të gjithë u treguam praktikues të fesë, kur Angela Merkel, Papa e Evropës, na thirri në selinë e shenjtë në Berlin. Duke shkuar aty dhe duke u pajtuar se mini Shengeni duhet të krijohet si një bashkësi që nuk mbivendos BE-në”.
Rama pohoi se ka pasur një takim virtual me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq, ku janë pajtuar se “ nuk do luajnë rolin e bushtrës me BE-në, duke iu thënë se nëse BE nuk martohet me ne, një palë e tretë do na marrë.”
Përkundër, ai tha se “nëse Evropa nuk do konferenca diplomatike, ata do kenë konferenca më pak, pasi ne mund të mblidhemi, pse jo edhe në Prespë”.