Ekonomia Online
FUNDIT

Rama: De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve

Rama: De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës duke theksuar se nuk ka asnjë paralele “mes tyre dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia”. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qeverisë, duke cituar statusin e tij në Twitter. Rama shkruan fillimisht se KFOR-i […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës duke theksuar se nuk ka asnjë paralele “mes tyre dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia”.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i Qeverisë, duke cituar statusin e tij në Twitter.

Rama shkruan fillimisht se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

Sipas tij, pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, policët e rrëmbyer “duhet të kthehen sa më parë në shtëpi”.

Në vijim të reagimit kryeqeveritari shton se autoritetet e të dyja vendeve janë “100% të fokusuar tek lirimi i tyre”.

Pikat e Ramës:

  1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
  2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
  3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
  4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
  5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2023

Të ngjashme