Përparim Rama ka takuar zv. Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili.
Temë e takimit ishte rregullimi i trafikut, lirimi i trotuareve si dhe lehtësimi i qarkullimit në komunikacion në orët “kritike”.
“Bashkë me zv.Komandantin rajonal për Komunikacion Rrugor, Sylejman Halili, diskutuam për prioritetet tona për lirimin e hapësirave publike që kanë për synim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Prishtinës.
Me theks të veçantë biseduam për rregullimin e trafikut, lirimin e trotuareve si dhe ndihmën e Policisë së Kosovës në lehtësimin e qarkullimit të veturave në orët e pikut, sidomos në këto ditë kur semaforët shpesh herë nuk punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Përmirësimi i sigurisë së qytetarëve në trafik, sidomos gjatë kësaj periudhe të festave të fundvitit, për ne është prioritet” shkruan kryetari Rama në njoftim.