Një sërë lëvizjesh ka patur këtë të premte në Ministrinë e Arsimit të drejtuar nga Mirela Karabina.
Njësia anti-korrupsion e kryeministrisë me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm Egjëll Agaçi ka hyrë në zyrën e ministres teknike të PD-së për të kontrolluar një sërë vendimesh të marra kohët e fundit nga ana e Mirela Karabinës.
Kontrollet kanë nisur për emërimet, tenderat dhe vendimet e marra nga ministrja teknike gjatë kohës që ajo ka mbajtur postin.
Javët e fundit në Ministrinë e Arsimit ka patur një sërë përplasjesh me Ministres Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca.