Kreu i Qeverisë së Shqipërise, Edi Rama, në fjalën e tij në parlament u shpreh se opozita sot nuk pranon dot faktin që është në opozitë.Ai theksoi se PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë.
“PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve. Do të fusim edhe teknologjinë off line. Për Reformën Zgjedhore ne po bëjmë gjithçka, sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR. Ne jemi gati të ashpërsojmë ligjin për të dënuar shit-blerjen e votës. Reforma Zgjedhore nuk vlen në këto zgjedhje”.
Ne do ta kalojmë këtu reformën zgjedhore pasi është kusht për negociatat. Nëse do ketë zgjedhje të parakohshme këtë nuk mund ta përcaktojë shantazhi. “ka thënë Rama.