Rama do të nderohet me çmimin që më parë e kishte marrë Biden e Guterres

Tiranë | 02 Dhj 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ftuar në New York nga ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Clinton në emër të organizatës “Vital Voices” do t’i dorëzojë kreut të ekzekutivit shqiptar Edi Ramës, një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri, raporton TopChannel.

Sipas këtij mediumi, kryeministri Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Më parë këtë çmim e kanë marrë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe Presidenti Joe Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme