Duhet besim për të sjellë investitorët e mëdhenj në Shqipëri dhe i duhet shumë kohë një Kryeministri për të qenë bindës. Kështu u shpreh Edi Rama duke sjell shembullin e Malit të Zi, ku Kryeministri ka mbi 20 vite në pushtet.
Rama ishte sot në inaugurimin e nisjes së punimeve për kompleksin e parë turistik me 5 yje në Gjirin e Lalzit. Gjatë fjalës së tij ai tregoi edhe një bisedë me Kryeministrin e Malit të Zi.
“Më ka mbetur në mendje një bisede me Kryeministrin e Malit të zi. E kam pyetur homologun tim në shtetin fqinj për strategjinë e ndërtimeve cilësore që e kthyen Malin e Zi në një destinacion atraktiv në Mesdhe”.
“Më tha mos harro që jam Kryeministër prej 20 e kusur vitesh. Më janë dashur 10 vite për strukturën e parë. Pasi ka ardhur e para është krijuar bindja”.
“Pra është çështje besimi për një investitor sepse ka një mijë e një arsye për të paragjykuar vendin tonë dhe duhet guxim më vete. Fakti është se sot ne jemi në rrugë për çelur një sezon të ri…”.