Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë intervistës për TCH në përgjigje të interesimit për pagesën për “Rrugën e Kombit”, theksoi se qeveria është duke punuar për gjetjen e një opsioni të arsyeshëm për qytetarët dhe që nuk vë në rrezik investimin.
“Ne gabuam në të gjithë strategjinë e implementimit të një kontrate shumë delikate, pasi ishte hera e parë që vendosëm një sistem rruge me pagesë. Ne nuk shpjeguam, nuk dëgjuam dhe e lamë të rridhte zbatimi i saj, si një kontratë e zakonshme për një punë publike të zakonshme”, tha Rama.
Por theksoi ai “… është e pamundur të mos gabosh, por e rëndësishme është të mos gabosh me qëllim të keq dhe është e rëndësishëm të mos i përsërisësh gabimet. Ky është një mësim për mënyrën e proceseve që kanë të bëjnë me interesin e njerëzve dhe kanë të bëjnë me gjëra që nuk janë bërë më parë”.
“Të gjitha rrugët në Shqipëri kanë alternativë dytësore dhe duke qenë se ‘Rruga e Kombit’ është e vetme, për banorët do të bëjë maksimumin. Do të përdorim të gjithë kohën e nevojshme për informimin e qytetarëve”, deklaroi Rama.