Refuzimi i presidentit shqiptar Ilir Meta për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, ka krijuar përsëri një “mollë sherri”, jo vetëm mes opozitës dhe qeverisë, por dhe mes presidentit e kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama.
I ftuar në “Real Story”, kryeministri është shprehur se nesër do të ridërgojë dekretin e Lleshit përsëri në Presidencë dhe më pas do të pres dhe 7 ditë të tjera. Ai theksoi se do e shoqërojë dhe me një relacion bindës.
Ndërsa, përsa i përketë letrës së refuzimit të dekretimit, Rama shprehet se Meta nuk i është referuar Kushtetutës, por vetëm ka thënë se nuk ka bindjen se Sandër Lleshi mund të drejtojë ministrinë e Brendshme.
Shefi i qeverisë tha se pas 7 ditëve, vendimin e Presidenteti do e dergojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe ku kjo e fundit të krijohet, do të marrë një vendim përfundimtar për qëndrimin e Metës në lidhje me dekretimin e Lleshit
“Letra e Presidentit nuk ka pasur asnje reference Kushtetuese, por vetem ka deklaruar se nuk kam bindjen per Sander Lleshin.
Neser do ti dergojme Presidentit dekretin Sander Lleshin me nje relacion shterues qe te krijoi bindjen. Neser dorezojme dekretim per Lleshin. Do presim 7 dite. Presidenti do bindet, sepse nese nuk ka asnje axhende personale, nuk ka asnje motiv qe ta refuzoi dekretin.
Deri te shtunen, kur beri kete ekstravagance Kushtetuese, ka qene nje President korrekt. Nuk e kemi votuar qe te jete nje kukull e PS.”
“Te henen do ta cojme ne Gjykaten Kushtetuese, pas disa muajve, kur ajo te krijojet Gjykate do marr vendimin e saj per te sqaruar Presidentet e ardhshem.”