Projekt-ligji kundër bixhozit ka marrë votën e deputetëve të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri.
Për këtë, kryeministri Edi Rama, ka falënderuar ligjvënësit shqiptarë për mbështetjen.
“Faleminderit deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend”, ka thënë Rama përmes Twitter.
“Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”.