Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjitha institucionet dhe ekipet që sot realizuan mbi 30 intervenime në zona të ndryshme të Kryeqytetit.
Sipas tij, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit dhe Brigada Profesionale e Zjarrfikësve kanë vepruar me reagim të shpejtë dhe koordinim të vazhdueshëm.
Rama falënderoi veçanërisht zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët për përkushtimin e tyre, si dhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, për menaxhimin dhe koordinimin e situatës.