“Asnjë shqetësim”, kështu u përgjigj kryeministri Edi Rama, ndërsa u pyet se nëse kishte patur ndonjë ndërlikim, pas marrjes së vaksinës.
I ftuar në “Open”, Rama tha se megjithatë “nuk është shenjë e mirë” që shumë persona e pyesin se nëse ndihet mirë pas marrjes së vaksinës.
Ai theksoi se vijon të mbajë maskën, pavarësisht se ka marrë vaksinën.
“Nuk mendoja se do kishte kaq shumë njerëz që do pyesnin, kjo nuk është shenjë e mirë, por nuk ka patur asnjë shqetësim , asgjë. Por gjithsesi un vazhdoj të mbaj maskën. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm sepse cilido që vaksinohet nuk është më hallkë e përhapjes së infeksionit”, tha Rama.