Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka lënë anash inatet politike dhe po i bën thirrje opozitarëve që t’i bashkohen për të punuar së bashku për popullin, pas fatkeqësisë së tërmetit.
Në llogaritë e rrjeteve të tij sociale ai ftoi konkretisht edhe Lulzim Bashën, duke i thënë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.
Këto janë postimet e tij:
“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkreteNë këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka dhe mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike”.
“@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë . Unë jam gati ”.
…”Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit”, ka shkruar ai.