Nuk dihet nëse është një hap i koordinuar duke qenë se kohët e fundit thuhet që ka një komunikim midis tyre, por kryeministri Rama ka bërë fakt të kryer një ftesë për rikthimin në radhët e PS të figurës historike të kësaj partie, ish-kryeministrin Fatos Nanon.
Pasi e mbajti larg duke mos ja kursyer edhe akuzat me të cilat justifikoi përfshirjen e tij në listat e deputetëve që nga koha që mori drejtimin e PS, kreu i qeverisë shqiptare ka bërë një ftesë të hapur duke thënë se ka ardhur koha që energjitë e Fatos Nanos, por edhe të larguarve të tjerë të bëhen bashkë për të marrë në dorë përgjegjësitë e së ardhmes së Shqipërisë, raporton oranews.
Rama: Për ti dhënë mundësine e atyre që janë më të rinj që nuk e njohin mjftueshmërisht historinë tonë që nuk kanë pasur mundësi ti dëgjojnë protagonistët e së djeshmes. Sigurisht që duhet të bëj bashkë Fatos Nanon, Servet Pëllumbin, Ethem Rukën, Luan Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësi të mëdha në momente të caktuara me ne, që sot i kemi këto përgjegjësi dhe pesha.
Ftesa e Ramës vjen në një kohë kur ish-kryeministri ka bërë një fushatë pozitive për Qeverinë e PS, duke sulmuar LSI.
Nano u shfaq përkrah kryeministrit edhe në disa aktivitete, njëri prej të cilëve me karakter sportiv. Nuk dihet nëse vetë Nano do të pranojë një ftesë të tillë pasi dihet që synimi i tij ka qenë që të bëhet President i shqiptarëve.
Kujtojmë që në garën parlamentare 2013 Nano mbështeti iniciativën si kandidat i vetëm të Arben Malajt duke qenë se ai nuk u përfshi në listat e PS nga vetë Rama.
Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi të fondacionit “Qemal Stafa” i krijuar në vitin 2008 kur PS ishte në opozitë.
Fondacioni i ishte besuar ish-ministrit Tahiri, në atë kohë, deputeti i PS sot. Rikthimi i figurave të njohura të PS, si Bufi dhe Hajdaraga pritet të shihet me pozitivitet duke qenë se të gjitha partitë politike kanë pjesë të strategjisë së tyre që të afrojnë herë pas here të larguarit.