Kryeministri Edi Rama ka inspektuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në Bubq të Krujës, ku ka takuar banorët e pranishëm dhe ka parë vetë nga afër dëmet. Teksa po inspektonte dëmet, Rama ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili i bërtiti pasi Rama hyri brenda shkollës së dëmtuar.
Biseda Braçe- Rama:
Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?
Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.
Edi Rama: Të merren me strukturën
Erion Braçe: Pa hekër, pa kolona, pa asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.
(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).
Bërtet Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda
Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion…
51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar. Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik. Paraditen e sotme humbi jetën Xhesika Biqiku në spitalin e Traumës, pasi kishte 3 ditë në gjendje kome dhe kjo është viktima e parë e shënuar në Tiranë.