Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ ku ka parë nga afër vijimin e procesit të vaksinimit në këto ambiente.
Rama ka shtuar se do të fillojë vaksinimi fillimisht tek të moshuarit që janë personalitet. Ndërsa më tej është shprehur se Shqipëria është gati për të firmosur marrëveshjen për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar duke thënë se nesër nis vaksinimi anti-COVID në Vlorë ndërsa ka shtuar se se brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 140 shtretër në dispozicion. Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër sipas saj janë 20 të shtruar të infektuar me COVID. Manastirliu ka shtuar se kryeqyteti nuk ka ezauruar vendet në 4 spitalet COVID.
Rama: Presim të nënshkruajmë marrëveshje për sigurimin e 360.000 dozave nga AstraZeneca. Nesër nis vaksinimi anti-COVID në Vlorë. Do të vaksinojmë personalitetet që janë të moshuar. Brenda 14 muajsh do të kryejmë të gjithë vaksinimin anti-COVID.
Manastirliu: Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 140 shtretër në dispozicion. Në spitalet Rajonale në Durrës dhe Shkodër 20 të shtruar të infektuar me COVID . Kryeqyteti nuk ka ezauruar vendet në 4 spitalet COVID.
“S’kemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Rreth 1000 persona vaksinimi, do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë e personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim. Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit.”, tha Rama, raporton Tch.