Është mbajtur konferenca ndërkombëtare: Liria e Shprehjes dhe Jurisprudenca Kushtetuese në Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.
Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese liria e shpreh është e lidhur ngushtë me punë e institucionit që udhëheq.
Sipas saj, gjykata ka vendosur standarde sa i përket komunikimit me mediet dhe publikun.
“Liria e shprehjes nuk mund të përkufizohet vetëm në një profesion dhe ajo është më shumë një kategori e përgjithshme. Duke qenë njëra nga të drejtë themelore të njeriut liria e shprehjes është lidhur ngushtë me Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka marr parasysh dhe ka bërë krahasimin me gjykatat kushtetuese evropiane”.
“Pas themelimit Gjykata Kushtetuese shumë shpejt e ka kuptuar rolin e medieve dhe gjykata qysh më fillim formojë zyrën për Komunikim dhe Informim. Gjykatat tash e ka vendosur një afat përgjigje për medie me afat për 24 orë. Me ndihmën e USAID-it Gjykata themeloi faqen e re”.
“Gjykata tash ka filluar edhe njoftimin e çdo vendim pas çdo seance dhe të gjithë njoftohen me kohë si mediet si publiku. Gjykata Kushtetuese është e gatshme dhe i ka kapacitet që në mënyrë të mbrojë të drejtat dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve”, tha Rama.
Majlinda Sinani, zëvendësavokate e Popullit, tha se liria e shprehjes në masë të madhe kupton lirinë e medieve dhe qasjen në dokumente publike.
“Si një nga të drejtat e njeriut liria e shprehjes është shtylla kyçe për të respektuar të drejtat e tjera dhe është parakusht për progres të përgjithshëm. Si koncept liria e shprehjes në Kosovë në pajtim me standarde ndërkombëtar duhet ta pranojë një model dhe respektimin e saj. Liria e shprehjes në masë të madhe kupton lirinë e medieve dhe qasjen në dokumente publike”.
“Parakusht për realizimin thelbësor të lirisë së shprehjes janë mediet e lira dhe të qëndrueshme financiarisht dhe qasja në dokumente publike. Siguria e gazetarëve nënkupton disa drejtime si nga kërcënimet, në ambient të punës, marrëdhënien me punën si kontratat dhe më vëmendje të veçantë gratë në këtë profesion po ashtu parandalimin e auto censurës në medie. Trajtimi i rasteve ndaj gazetarëve është e domosdoshme të trajtohet nga sistemi i drejtësisë”, shtoi Sinani.
Ambasador Jenes Erik nga Ambasada e Norvegjisë, tha se sfidat nuk janë unike vetëm në Kosovë po ato janë të pranishme në rrafshin global.
Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet fqinjëve është shumë i dobishëm për shkëmbimin e përvojave.
“Me avancim të medies sociale na dalin shumë sfida. Ambasade norvegjeze është e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave. Marrje me rastet dhe të drejtave të njeriut është sfiduese edhe në rrafshin personal. Sfidat nuk janë unike vetë për Kosovën, por janë në rrafsh global. Bashkëpunimi ndërmjet fqinjëve është shumë i dobishëm për shkëmbimin e përvojave”.
Ljubisa Bascareviq, nga Zyrtar e Këshillit të Evropës, tha se kjo konferncë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes, raporton EO.
“Kjo konferencë ka të bëjë me gjykimin dhe praktikat e ndryshme të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Kemi kërcënime të ndryshme dhe kemi gjuhën e urrejtjes”.
“Ne shpresojmë që kjo konferencë të ketë shkëmbim të frytshëm dhe do të jetë gurthemel për zbatimin e politikave për të aplikuar në standarde evropiane. Projekti ka dy komponentë si ngritja e vetëdijes dhe ngritja e mandatit të Gjykatës Kushtetuese”.