Rama: Hekurudha për në Kosovë, do të kalojë nga Shkodra

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se diskutohet me qeverinë e Kosovës për projektin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes dy ditore të fillimvitit për prioritetet e 2024, që u mbajt në Lezhë, Rama tha se lidhja përmes Shkodrës po shikohet si zgjidhja më e mirë edhe nga pala e Kosovës.

“Kemi një komunikim intensiv me qeverinë e Kosovës për ecurinë e projektit strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ka dakordësi në parim nga të dy strukturat përkatëse të dy qeverive për të eksploruar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra. Për sa kohë kemi hekurudhën Vorë-Hani i Hotit për të vijuar nga Shkodra në Han të Hotit, në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, deklaroi kryeministri.

Nga ana tjetër, Porti i ri i Porto Romano në Durrës, ndërtimi i të cilit ishte parashikuar si një formë financimi me koncesion ose bashkëpunim shtet-privat, në fakt do të financohet nga buxheti i shtetit. 

Të ngjashme