Rama i del në mbrojtje Kurtit: S’jam aspak dakord me sulmet pas marrëveshjes për targat

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas akuzave të ditëve të fundit ndaj homologut Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Sipas Ramës, Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund të reagonte sikur të ishte në burg.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!”

“Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, u shpreh Rama.

Të ngjashme