Rama: I nderuar nga pritja e ngrohtë e Bashkisë së Tiranës

Prishtinë | 09 Jan 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar pas takimit me homologun e tij shqiptar, Erion Veliajn.

“Jam tejet i emocionuar dhe i nderuar nga pritja e ngrohtë dhe bujare e Bashkisë së Tiranës dhe z. Erion Veliaj gjatë vizitës tonë të parë zyrtare”, shkroi Rama pasi u prit me ceremoni zyrtare nga Veliaj.

Gjatë takimit, Veliaj i dhuroi Ramës “Çelësin e Tiranës”.

“E pranoj me përultësi dhe mirënjohje Çelësin e Qytetit, si simbol të hapjes së rrugëtimeve të reja të përbashkëta që i presin të rinjtë tanë dhe qytetet tona”, u shpreh i pari i kryeqytetit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme