Rama i sigurt se brenda majit hapet kufiri me Kosovën

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hapet brenda muajit maj.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë televizive, duke theksuar se për të hapur kufirin nuk ka nevojë të merremi vesh me asnjë. “Ne do marrim vendimin dhe do hapim kufirin”, tha ai.

“Këtë gjë do ta bëjmë brenda muajit maj, nuk di t’ju them datën, por brenda majit do hapet kufiri dhe ju mund të vini”, – u shpreh Rama.

I pyetur lidhur me deklarimet e tij se nuk ka me kë të bisedojë në Kosovë për hapjen e kufirit, kryeministri Rama u shpreh se “unë isha duke u larguar nga intervista në skype me TV Klanin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke hyrë. Më thotë gazetari me kë do të bisedoni për këtë çështje, Thaçi tha duhet të koordinohemi njëherë. I thashë koordinohuni njëherë me njëri-tjetrin atje, ta dimë se me kë të bisedojmë, kjo ishte përgjigja me humor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme