Rama i zgjat dorën, Merkel përzgjedh përshëndetjen me grusht

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama u përshëndetën me grusht.

Më pas nisi ceremonia e përgatitur për nder të vizitës së saj.

Kryeministri Rama i zgjati dorën për ta takuar, por kancelarja ka preferuar përshëndetjen me grusht edhe në kuadër të zbatimit të masave kundër COVID-19.

Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Më pas nisi takimi Tête-à-tête mes Ramës dhe kancelares Merkel në Pallatin e Brigadave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme