Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë konferencës pas takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, iu është adresuar edhe çështjes së identifikimit të shqiptarëve në Evropë si kriminelë.
Ai ka thënë se një identifikim i tillë është i papranueshëm.
Sipas Ramës, kriminelët janë kriminelë dhe nuk ka rëndësi kombësia.
“Kriminelët janë kriminelë kudo dhe pa dallim. Nuk ka flamur, kombësi, ka thjesht raport me ligjin. Refuzoj çdo përpjekje politike, mediatike të vendeve të BE, për të treguar me gisht, shqiptarët”, është shprehur Rama.