Ekonomia Online
FUNDIT

Rama jep detaje nga takimi me Abdixhikun në komunë të Prishtinës

Rama jep detaje nga takimi me Abdixhikun në komunë të Prishtinës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkuar mysafir Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës. Kryetari i ri i Prishtinës ka thënë se me Abdixhikun në takimin e para dy ditëve kanë folur për punët rreth transformimit të kryeqytetit. “Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka shkuar mysafir Përparim Ramës në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i ri i Prishtinës ka thënë se me Abdixhikun në takimin e para dy ditëve kanë folur për punët rreth transformimit të kryeqytetit.

“Në ditën e parë të punës, ishte kënaqësi ta pres në takim Kryetarin e LDK-se z. Lumir Abdixhikun. Patëm një takim miqësor dhe biseduam shkurt për vizionin tonë, projektet dhe punët e shumta që po na presin për transformimin e qytetit”, është shprehur Rama.

“E falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe i pranoj urimet për detyrën dhe obligimin e madh ndaj menaxhimit të kryeqytetit dhe ndaj gjithë qytetarëve të Prishtinës”.

Të ngjashme