Rama jep lajmin e mirë për minatorët

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 12:58 | Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për minatorët.

Ai shkruan në Facebook, se pas 25 vjetësh harresë, punonjësit e nëntokës së pasur shqiptare, po trajtohen me dinjitet.

Sipas Ramës, atyre u është ulur me 5 vjet mosha e pensionit, si dhe për 4000 minatorë pensioni është bërë i plotë.

Postimi i plotë

Mirë-mëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të dinjitetit të rilindur për këtë punonjës të nëntokës së pasur shqiptare.

Pas 25 vjetësh harrese dhe lënie në vetmi nga shteti, prej vitit 2014 të gjithë minatorët përfituan uljen me 5 vjet të moshës së pensionit dhe për 4000 minatorë që merrnin vetëm pension minimal, siguruam pension të plotë dhe e rritëm atë deri trefish.

Por kjo nuk mjafton dhe akoma më shumë mbetet për të bërë për të gjithë punonjësit e këtij zanati sa të vështirë, po aq të ndershëm e të respektuar. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme