Pas muajit të testeve, “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera. Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës.
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë “Air Albania” të marrë në konsideratë hapjen e një dege në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur në ERTV News, ndërkohë që mësohen detaje të reja në lidhje me operimin në Tiranë të “Air Albania”, transmeton Koha.
Kështu, për herë të parë Shqipëria ka kompaninë e saj ajrore të flamurit kombëtar. “Air Albania” ka lindur pas një përgatitjeje të gjatë dhe falë partneritetit me “Turkish Airlines”, në akademinë e së cilës janë shkolluar 38 stjuardesat, stjuartët dhe e gjithë pjesa tjetër shqiptare e personelit.
Avioni i parë i kësaj kompanie është ulur të premten në mbrëmje në Tiranë, me emblemën e stilizuar të shqiponjes në trupin e “Airbus 319”. Të parët që kanë ngjitur shkallët e “Lasgushit” kanë qenë studentët e ekselencës, për një fluturim inaugurues Tiranë-Stamboll, si një urim simbolik për vitin e ri shkollor.
Pas muajit të testeve “Air Albania” do të fluturojë edhe në Romë, Londër, Milano e Bolonja, për t’u shtrire hap pas hapi në drejtime të tjera. Duket se dega më e afërt që mund të hapet do të jetë ajo e Prishtinës, pasi mësohet se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kompanisë të konsiderojë edhe hapjen e një dege në kryeqytetin e Kosovës.