Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurencës e të konsumatorit ka mbaruar”.
“Nga Velipoja deri në Ksamil vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurencës e të konsumatorit ka mbaruar #ZeroTolerancë”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në facebook, mbishkrim ky që ia ka bashkëngjitur disa fotografi nga subjektet e bllokuara gjatë aksionit.