Rama konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE-së bashkë me Vuçiqin dhe Kovaçevskin

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Anëtarët e “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian që mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Këtë sapo e ka konfirmuar, kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton KlanKosova.tv.

“Do të marrim pjesë në samitin e Këshillit të BE-së. S’do të ketë shumë për t’u dëgjuar nga ne por do të ju kërkojmë që të na dëgjoni për idenë e  një Komunitetit të Ri Politik Evropian, të cilin ne e mbështesim, për “Ballkanin e Hapur” i cili shtyn përpara shpirtin e Evropës dhe mbi grabitjen tonë nga Bullgaria e cila e shkatërron atë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme