Rama: Kundërshtari i PS-së është vetja!

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 18:21 | Nga

Në nisje të fushatës për llogaridhënie publike në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për kundërshtarin e vetëm të PS-së që sipas tij është vetja.

“Kundërshtari i PS-së është vetja, ne nuk na mund dot askush tjetër kjo dihet. Ne duhet të jemi vetëkritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja. Ne duhet të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit ata që nuk e nderojnë PS dhe nuk e përfaqësojnë votën e atyre që i besuan PS.

Ne duhet të mos tolerojmë askënd që kërkon ta mbajë peng këtë të avazit të vjetër të tepsisë së pushtetit duke e kthyer në pozicion të PS në një mundësi për të ushqyer interesat e veta, të mikut, shokut dhe askujt tjetër”, ka thënë Rama.

Duke folur për rekomandimin e Komisionit Europian, Rama tha se kjo u arrit falë reformave të ndërmarrja nga qeveria.

Në këto 6 muaj kemi finalizuar marrjen e rekomandimit pozitiv pa kushte për celjen e negociatave dhe është një rezultat që ka ardhur me mundim, me shumë punë, me shumë durim dhe ka ardhur falë të gjitha atyre reformave që jkemi arritur. Është një rezultat që është njohur nga Komisioni Europian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme