Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se masat e reja për të ruajtur distancën nëpër tregje po japin efekt.
Javën e kaluar pati grumbuj njerëzish në tregun e Kombinatit duke rritur frikën te autoritetet për përhapje të koronavirusit, njofton Klan Kosova.
Por, sot Rama duke postuar disa fotografi se si qytetarët po e zbatojnë distancën e caktuar, tha se ky treg është bërë shembull.
“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE”, ka shkruar Rama.