Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se libri i autorit Florent Rrahmani, “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99”, është një testament i jashtëzakonshëm i rezistencës dhe sakrificës që çuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Rama theksoi se kjo vepër është një dritë që ndriçon përpjekjet dhe guximin e atyre […]
Rama: Libri “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99”, testament i jashtëzakonshëm i rezistencës sonë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se libri i autorit Florent Rrahmani, “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99”, është një testament i jashtëzakonshëm i rezistencës dhe sakrificës që çuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Rama theksoi se kjo vepër është një dritë që ndriçon përpjekjet dhe guximin e atyre që e ndihmuan popullin e Kosovës të krijonte themelet e shtetit të pavarur.
Ai vlerësoi autorin Rrahmani për sjelljen e një vepre të vyer që, sipas tij, do të shërbejë si një referencë e rëndësishme për studiuesit vendas dhe ndërkombëtarë.
“Florent Rrahmani ka sjellë një vepër të vyer, që do të shërbejë si referencë e rëndësishme për studiuesit vendas dhe ndërkombëtarë”, ka shkruar Rama në FB.











