Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për procesin e zgjerimit.
“Refuzimi i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat”, shprehet ai.
Kryeministri i vendit, në fjalën e tij shprehet se Schengeni Ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë.
“E vlerësojmë shumë atë që ndodhi pak ditë më parë në Bruksel. Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen për këdo që na u gjend pranë. Presidentja e KE u angazhua e para që në momentet pas tërmetit. Konferenca e Donatorëve, një lehtësim për kombin shqiptar. Tërmeti i nëntorit erdhi pas atij të tetorit që ishte politik.
Ai tha se refuzimi i çeljes së negociatave ishte një tërmet që tronditi shpirtrat.
Sipas tij, ky refuzim ishte si pasojë e disa luftërave të brendshme të BE.
“Integrimi në Bashkimin Evropian ka një domethënie të madhe për ne. Pavarësisht formaliteteve ne do të vazhdojmë të ecim në të njëjtën rrugë. Sigurisht që është mirë që të na njihen përpjekjet. Nuk e bëjmë këtë për Brukselin dhe Berlinin, por për fëmijët tanë. Schengeni Ballkanik përhapjen e tregjeve, jemi vende të vogla. Schengeni Ballkanik e bën integrimin në BE më të plotë dhe më të lehtë. Schengeni Ballkanik është me dobi për njerëzit, punëtorët. Schengeni Ballkanik është i hapur për të gjithë”, ka thënë ai./tch/