Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, ky është turp për BE-në

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është turp për Bashkimin Evropian mosliberalizimi i vizave për kosovarët.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë. Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë”.

“Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?”,ka thënë Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”.

Të ngjashme