Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani, me ç’rast është takuar me Presidentit e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble, transmeton Klan Kosova.
Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Evropian
Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Videon e mbërritjes së tij në Bundestag dhe takimin me presidentin, Rama e ka ndarë në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155760156581523/