Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, në një analizë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Me një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’ shkruhet dhe thuhet që ‘Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë’, ndërsa nuk ngurrojnë të kritikojnë edhe drejtimin e qeverisë, Edi Ramën.
“‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje’, shkruhet në faqen e Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ‘ecfr.eu’.