Rama nga Brukseli, linja ajrore Prishtinë- Beograd një hap i rëndësishëm, të ndiqet nga të tjerët

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd si një hap të rëndësishëm dhe një falënderim për NATO-n për shkak të mbështetjes së saj.

Ai shton se hapi që është marrë si në rastin e Kosovës dhe Serbisë me linjën Prishtinë- Beograd duke

‘’ Falënderoj Stolenberg që keni qenë kaq shumë mbështetës për ne dhe në Rajon. Mbështetët për rivendosjen e linjës Prishtinë- Beograd që është një hap i rëndësishëm dhe duhet të ndiqet nga të tjerët.

Duhet të ndiqet për procesin e zhvillimit rajonal dhe ndërshtetëror. E konsiderojmë NATO-n si një pjesë të rëndësishme në OSBE dhe faktor për ta bërë të suksesshëm në jetët tona.’’- thotë Rama.

Rama e bëri deklaratën gjatë një konference në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili e ka përshëndetur vendosjen e linjës ajrore Prishtinë- Beograd. Po ashtu edhe Rama e ka konsideruar një hap të mirë për përparimin e dialogut Kosovë- Serbi.

Të ngjashme