Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Me një foto nga ceremonia e pritjes, kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e mëngjesint në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani. “Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai në Twitter.
Në këtë vizitë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk është pritur nga kancelarja Merkel, por nga ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko dhe një person tjetër.
Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.