Rama: Një shtet mik do t’i japë Shqipërisë 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Në pritje të mbërritjes së 7020 dozave nga “Pfizer”, nga Rinasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi sonte se një shtet mik ka konfirmuar me shkrim se do të ndihmojë Shqipërinë me 360 mijë doza Astra Zeneca.

“7020 doza mbërrijnë sot dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momentit të bllokimit, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza që i kemi deklaruar fillimisht dhe për të vijuar më tutje në prill dhe në maj.

Në ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me Astra Zeneca dhe sikur ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe, përveç drejtpërdrejt, edhe me shtete të tjera.

Sot kemi marrë një konfirmim me shkrim për 360 mijë doza Astra Zeneca nga një shtet mik. Do të fillojnë të lëvorohen në prill. Po e jap pa dashur të konfirmoj asgjë, për derisa nuk kemi firmosur dhe firmosur marrëveshjen. Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi intensiv. Shpresoj që në” tha Rama.

Kritikat për Bashkimin Europian nuk i kurseu as mbrëmjen e sotme. “Kjo nuk është çështje fondesh, ne nuk kemi asnjë problem fondesh. Jo më larg se dje, presidenti i Serbisë shkoi në kufirin me Maqedonisë me një kuti me 4 mijë doza Pfizer, për t’i dhënë mundësi që të fillojë atë që të ne e kemi filluar më parë. Maqedonia nuk ka kontratë me Pfizer dhe pret një lëvrim të vaksinës kineze.

Për fat të keq dhe turpin e më të mëdhenjve dhe të pasurve. BE mbetet pika jonë e referimit, që mbetet në një hall të madh në këtë aspekt. Jo për dalë kundër BE por për të thënë një të vërtetët të hidhur dhe të qartë, është e padrejtë dhe e pajustifikueshme që popujt në këtë zonë në mes të Europës, të rrinë të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, sa në Itali, sa nëpër Europë, ndërkohë që vetë, vetë presin të bëjnë vaksinën e parë, apo sikur është rasti i Shqipërisë, me të drejtë dua të bëhen më shumë.

Apo si Serbia që po bën mijëra vaksinime me vaksinë kineze, Serbia ka bërë zgjedhjen e vet, nuk ka asgjë për të diskutuar, por është në mes të Europës dhe nëse i është drejtuar Kinës, ka ndodhur se edhe Serbia sot do të ishte njëlloj si ne. Vaksina është bërë si ari”, tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme