Rama njofton për vendosjen e 101 kontejnerëve nëpër Prishtinë për mbeturinat e vëllimshme dhe ndërtimore

Prishtinë | 07 Sht 2024 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore.

Rama ka thënë se kjo po bëhet bashkë me drejtorin Bekim Brestovci dhe kontejnerë të tillë do të vendosen në 101 lokacione të ndryshme nëpër kryeqytet.

“Me drejtorin Bekim Brestovci, po e realizojmë edhe një nga premtimet tona më të rëndësishme: vendosjen e kontejnerëve në 101 lokacione të ndryshme në kryeqytet për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme dhe atyre ndërtimore”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se ky proces realizohet për herë të parë në Kosovë dhe në rajon dhe se mbledhja e mbeturinave do të krijojë mjedis më të pastër.

“Ky proces po realizohet për herë të parë në Kosovë e në rajon. Grumbullimi i këtyre mbeturinave do të ndihmojë në përmirësimin e pastërtisë dhe menaxhimit të mbeturinave, duke krijuar një mjedis më të pastër për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme