Rama: Nuk flas në emër të Kosovës, por kam të drejtë të flas për Kosovën

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 20:20 | Nga

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje kritikave që mori gjatë vizitës së tij në Serbi nga disa zyrtarë qeveritarë të Kosovës dhe analistë politikë.

Pas vizitës në Serbi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar se Qeveria shqiptare është e bindur për ta ndjekur një rrugë të re në marrëdhëniet me Serbinë, siç ka thënë ai, duke qëndruar me fytyrë përballë njëri-tjetrit, e duke kapërcyer kufijtë e së shkuarës. Në një paraqitje nëpërmjet një video në profilin e vet në “Facebook”, Rama ka folur sikur nuk është problem që Serbia nuk e njeh Kosovën dhe se duhet të bashkëpunohet me Beogradin për shkak të fuqisë së dy kombeve më të mëdha në Ballkan. “Jemi angazhuar për një politike të re ndaj Serbisë, një politikë dialogu ku ajo çfarë na ndanë prerazi është qëndrimi diametralisht i kundërt ndaj pavarësisë së Kosovës që nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon, rruga e përbashkët e integrimit evropian dhe interesat reciproke për fuqizimin e ekonomisë”, ka thënë Rama.

Deklarimi i kryeministrit Rama në Serbi për Kosovën, ngjalli reagime në Prishtinë nga zyrtarët qeveritarë të Kosovës. Gjatë fjalimit “live” në “Facebook”, Edi Rama ka marrë komplimente nga një qytetar (Marenglen Arapi) për “qëndrim të duhur për Kosovën”, por më pas ka theksuar se “ndoshta mund të ishte diskutuar më parë me Qeverinë e Prishtinës për rolin që mund të luajë Tirana zyrtare në bisedimet me Beogradin”.

“E them këtë pasi nuk më la shije të mirë replika e ministrit Hoxhaj. Cili është mendimi juaj zoti Edi Rama?”, ka pyetur Arapi kryeministrin Rama. Rama i është përgjigjur atij. “Ne nuk flasim në emër të Kosovës, kjo është e drejta dhe detyra e Prishtinës, ne flasim për Kosovën, kjo është detyra dhe e drejta jonë!”, ka qenë përgjigjja e Ramës.

rama

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme