Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka shprehur mirënjohjen Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, Rama ka thënë se nuk mund të numërojë punët në të cilat Gjermania dh Merkel e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin.
“Merkel është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë e shumë vjetësh por që asnjëherë nuk ka munguar t’i jap zemër politikës evropiane”, ka thënë Rama.
“Ballkani Perëndimor është vend shumë më i mirë sesa që ishte përpara, përpara se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Mekel do t’i mungojë këtij rajoni dhe ma ha mendja se interesi i të gjithëve këtu që është të dëgjojnë fjalët e saj sesa të miat. Ishte nder, privilegj dhe kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të dhe të kisha mundësinë të njihesha me të, të mësoj nga ajo dhe sipas meje modesisht sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do të ishte siç është sot, as Evropa nuk do të ishte sic është sot”.