Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një konferencë për media pas vizitës dyditore në Kosovë ka thënë se ka ardhur që ta sigurojnë mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha proceset, raporton Ekonomia Online.
Nga aty ai dha lajmin për hyrjen në fuqi të rrjetit të përbashkët elektro energjetik dhe investimit të interkoneksioni Kosovë-Shqipëri.
Këtë Rama e quajti lajm të rëndësishëm dhe të gëzueshëm.
“Kemi konfirmuar një lajm shumë të rëndësishëm lidhur me hyrjen përfundimisht në funksion të rrjetin e përbashkët elektro energjetik dhe të investimit të madh për interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës falë edhe përfshirjes përfundimisht të Kosovës në tregun e përbashkët Energjetik”.
“Është një lajm i gëzueshëm për faktin se e dimë shumë mirë se sa kohë na është dashur të presim prej që kur vëmë në lëvizje investimin e madh. Edhe kur e përfunduam atë ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur. Dhe nga sot hynë plotësisht në funksion”.