Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe u lënduan shtatë të tjerë.
Rama tha se lajmin për aksidentin fatal në Bullgari e ka trishtuar.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.
“Shumë dhimbje e trishtim! Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na trishtoi e na dha dhimbje të thellë. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Ndryshe, aksidenti tragjik ku mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.