Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit tragjik i autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Nuk ka ende detaje sesi ndodhi aksidenti dhe nëse të gjithë udhëtarët janë nga Maqedonia e Veriut.