Rama pas tensioneve në Kuvend: I futën fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas tensioneve të sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është shprehur se deputetët futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, e politikën e hodhën në rrugë.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje”, ka shkruar Rama në X, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Ramës demokratët janë kapur ndaj ‘dikujt’, e nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen.

“Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, tha më tutje kreu i ekzekutivit shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se projekt-buxheti i vitit 2024 është miratuar mes tensionesh gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste si seancë maratonë, u mbyll për 5 minuta me 83 vota pro të mazhorancës.

Të ngjashme