Rama: PD-ja ndikoi në CDU-në Gjermane për moshapjen e negociatave

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Edi Rama ka akuzuar opozitën duke thënë se ka ndikuar negativisht që Shqipëria të mos hapë negociatat.

Gjatë prezantimit të paketës ligjore kundër “KÇK-së”, Rama u shpreh se marrëdhëniet ndërpartiake të Partisë Kristian- Demokrate të Gjermanisë (CDU) “krijuan barrierë domethënëse në procesin e hapjes së negociatave”.

“[…] i bëmë të gjithë përpjekjet për të balancuar të gjithë efektin e baltës së hedhur ndërkombëtarisht  mbi vendin tonë, duke filluar nga një vend që është kyç në procesin e negociatave që është Gjermania, ku marrëdhëniet ndërpartiake na kishin krijuar barrierë domethënëse në raport me partinë Kristian-Demokrate (CDU). Besoj se fakti që Gjermania konkludoi me një “Po!” të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme, them se na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit për çeljen të kemi një udhërrëfyes për të ecur përpara në procesin që vazhdon”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme