Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai në një intervistë për Al Jazeera Balkans, se Shqipëria e Madhe asnjëherë nuk ka qenë opsion i politikës së tij.
“Nuk ka qenë asnjëherë”, thotë Rama në atë çfarë dëgjohet në promon e emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sonte, në orën 21:00, duke shtuar, “Sepse besoj fuqishëm se Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe, apo çfarëdo qoftë e Madhe është vetëm ajo që e kaluara na ka lënë”.
Kryeministri tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është e rëndësishme për të gjithë. “Është shumë e rëndësishme për njerëzit, për shqiptarët për serbët, si dhe për shqiptarët e Kosovës”, theksoi Rama.
Intervista e Ramës për “Al Jazeera” vjen pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd.