Rama për barrikadat në veri: Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, të gjithë u kthyen në shtëpi

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, duke thënë se nuk u pa asgjë e re.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Rama tha se fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!”, ka shkruar Rama.

“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!”

Të ngjashme