Rama për bashkimin kombëtar: Do të votoja pro, jam i bindur se një ditë do të ndodhë

Elbasan | 26 Nën 2021 | 12:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare, është pyetur për bashkimin kombëtar.

Rama ka thënë se në një referendum paqësor, do të votonte pro bashkimit kombëtar.

Madje, Rama ka thënë se është i bindur se bashkimi kombëtar një ditë do të ndodhë.

“Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor, unë do të votoja hapur PRO. Në rast se më pyesni se a do të ndodhi kjo, unë them se kjo do të ndodhi, nuk e di kur e si, por se kjo do të ndodhë një ditë”.

“Tani ata që mund ta marrin këtë dhe të dalin e të bërtasin për Shqipërinë e Madhe unë them se fallxhorët nuk dëgjohen”.

“Kjo është pyetje a provokim. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do të bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do të votoja hapur PO”.

“Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo apo jo, meqë më provokoni po provokoj edhe unë them se kjo do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si, por që kjo do të ndodhë një ditë, unë them që po”.

“Tani atyre që mund ta marrin këtë dhe mund të dalin e të bërtasin për Shqipërinë e madhe, unë them se fallxhorët nuk gjykohen se është një fall meqë po më pyesni, nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë se unë nuk shoh filxhan unë them se do të ndodhë, se kur e si këtë nuk e di”.

“Fallin e futa në mes për përkthyesit dhe për ata që do të bëjnë deklarata pas kësaj, se u takuan në Elbasan, do të digjet Ballkani, po na sulmojnë shqiptarët, etj për këta e kisha”.

“Tani ata që mund ta marrin këtë dhe të dalin e të bërtasin për Shqipërinë e Madhe unë them se fallxhorët nuk dëgjohen”.

Ndërsa, kryeministri kosovar Albin Kurti tha se deklarata e tij për bashkimin kombëtar është më shumë një moskuptim sesa keqkuptim.

Kurti tha se bashkimi kombëtar nuk është një gjësend, por është një intencë kolektive që na përzgjedh neve.

“Më dua më duket më shumë mos kuptim se keqkuptim. Bashkim kombëtar nuk është gjësend që e përzgjedhim ose zgjedhim, por një intencë kolektive që na zgjedh dhe përzgjedh”.

“…prandaj nuk mund të vendosim ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra” .

Në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan 13 marrëveshje:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/rama-e-kurti-shkembejne-batutat-jemi-si-shqiponja-nje-trup-me-dy-koka/

Të ngjashme